Ke nevojë për ndihmë?

Ndaj këtë artikull

Cilat janë kërcënimet më të zakonshme të sigurisë në ditët e sotme?

Artikuj
09 Jul 2021

Kërcënimet më të zakonshme kibernetike nga të cilat duhet të ruheni

Duhet kuptuar mënyra se si funksionojnë kriminelët kibernetikë që të jeni një hap para tyre.

Tani, kur botës dixhitale i është dhënë më shumë fokus se asnjëherë më parë, drejtuesit e bizneseve të vogla mund të përfitojnë për të mësuar më shumë rreth kërcënimeve më të zakonshme kibernetike.

Ky artikull paraqet vektorët më zakonshëm të sulmit dhe se si mund ta armatosni biznesin kundër tyre.

security_threats_today_illustration_01

Cilat janë kërcënimet më të mëdha të momentit?

1. Softuerët keqdashës – Softuerët mbikëqyrës dhe ransomuerët

Këto lloje softuerësh janë softuerë keqdashës, i cili është edhe termi gjithëpërfshirës për çdo softuer të projektuar për të dëmtuar pajisjet ose (siç ndodh më zakonisht) për të vjedhur të dhëna të rëndësishme.

Ka shumë lloje softuerësh keqdashës që mund të cenojnë sistemin tuaj. Disa nga më të zakonshmit përfshijnë trojanët, viruset, ransomuerët, softuerët bezdisës, aduerët, softuerët spiunë dhe karremat.

Në vitin 2020 pamë një rritje të softuerëve mbikëqyrës (të cilët përdoren për të aksesuar të dhënat sensitive në pajisje), si dhe të sulmeve me ransomuer (ku keqdashësit enkriptojnë të dhënat dhe kërkojnë një shpërblim).

2. Mashtrimi – Email dhe celular

Me sulme mashtruese, mashtruesit shtiren si kompani të besueshme dhe dërgojnë komunikime të rreme për t'i mashtruar njerëzit që të zbulojnë të dhënat e tyre personale ose të klikojnë një adresë keqdashëse.

Mashtrimi dikur koordinohej kryesisht nëpërmjet emaileve. Duke qenë se gjithnjë e më shumë njerëz po përdorin pajisjet e tyre celulare personale për të aksesuar rrjetet e korporatës, mashtrimi në celular është bërë mënyra më e njohur për sulme mashtrimi.

3. Aktorët e kërcënimit - Hakerët

Hakerët janë individët që fshihen pas gjithë këtyre kërcënimeve, duke krijuar dhe shpërndarë emaile mashtruese. Ata kryesisht parapëlqejnë të sulmojnë bizneset e vogla, për shkak të kapacitetit të tyre shpesh të kufizuar të sigurisë dhe rolit që ato luajnë në zinxhirin më të gjerë të furnizimit. Situata e COVID-19 e ka bërë më të lehtë shtrirjen e sulmeve të tyre.

Pasi një haker fiton akses në rrjetin tuaj, ai mund të vjedhë, ndryshojë, shkatërrojë ose dëmtojë të dhënat tuaja, apo mund të marrë kontroll mbi pajisjen tuaj dhe shumë prej këtyre gjërave mund t'i bëjë pa dijeninë tuaj. Prandaj, mbrojtja e vetme reale kundër një hakeri është të parandaloni aksesin e tij në radhë të parë.

Për çfarë duhet të keni kujdes?

  • Shpeshherë, mashtruesit i nxisin punonjësit të shkarkojnë softuerë keqdashës të rrezikshëm ose programe softuerësh spiunë nëpërmjet platformave të SMS-ve dhe mesazheve duke përdorur shprehje të vështira për t'u shpërfillur, si p.sh. "Sapo pashë këtë fotografi tënden. Kur është shkrepur?"

  • Emailet mashtruese të ndërmarrjeve përfitojnë nga situatat e krizave dhe përdorin tituj si "Ju lutemi lexoni këtë informacion të rëndësishëm nga Burimet Njerëzore" ose "Drejtuar të gjithë punonjësve: Përditësoni informacionet tuaja të kujdesit shëndetësor" për t'i bindur njerëzit që t'i klikojnë.

  • Kur pajisjet personale përdoren për punë, emailet mashtruese të synuara tek individët mund të fitojnë akses në rrjetin e një korporate. Gjithashtu, njerëzit kanë tendencën të jenë më pak të kujdesshëm kur bëhet fjalë për emailin e tyre privat, çka e bën atë një objektiv të preferuar për mashtruesit.

Si mund të mbroheni kundër këtyre sulmeve?

  • Sigurohuni që të shtoni edhe në celular mbrojtjen nga mashtrimet – qoftë personal apo i korporatës

  • Sigurohuni që muret mbrojtëse të jenë të aktivizuara për të gjitha pajisjet që mund të aksesojnë rrjetin e kompanisë suaj, veçanërisht ato që lidhen përmes rrjeteve jo të besueshme.

  • Përdorni vetëm softuerë, aplikacione dhe llogari që janë të nevojshme dhe mbrojini ato me fjalëkalime të forta. Për aplikacionet e rëndësishme, përdorni mënyra dytësore autentikimi, si p.sh. shenjën e gishtit.

  • Përditësoni rregullisht mbrojtjen kundër softuerëve keqdashës në të gjitha pajisjet dhe sigurohuni që sistemet operative të përdoren në versionet më të fundit.

  • Krijoni rregullisht kopje rezervë të të dhënave të rëndësishme në pajisje memorieje të veçanta dhe jo të lidhura për t'u mbrojtur kundër sulmeve të ransomuerëve.

  • Firmat si "TrendMicro" gjithashtu ofrojnë mbrojtje gjithëpërfshirëse kundër mashtrimeve në celular për pajisjet "Android" dhe "iOS". Ajo mund të mbrojë kundër sulmeve të mashtrimit nga vektorë të ndryshëm dhe u mundëson punonjësve të përdorin telefonat e tyre inteligjentë për punë duke ofruar mbrojtje për përmbajtjet, edhe nëse pajisja është jashtë murit mbrojtës.

security_threats_today_illustration_02

Si të qëndroni të përditësuar?

Sfera e sigurisë kibernetike është duke ndryshuar vazhdimisht. Përditësimi me lajmet më të fundit mund t'ju ndihmojë të qëndroni të informuar – dhe të jeni një hap përpara hakerëve.

Harta e pikave kyçe të rreziqeve monitoron sulmet e mashtrimit në nivel global dhe jep tablonë më të përditësuar të sferës së kërcënimeve.

Për informacione më të detajuara rreth mjeteve dhe teknologjive që mund të aktivizoni për ta mbrojtur më mirë organizatën tuaj, shihni blogun tonë rreth mbrojtjes së biznesit nga rreziqet kibernetike dhe të mashtrimit.

Dhe për më shumë mbështetje në lidhje me trajtimin e kërcënimeve të sigurisë që mund të cenojnë biznesin tuaj, flisni një nga këshilluesit tanë në "Vodafone".

Faleminderit për komentet tuaja!

Artikujt e fundit të lidhur dhe trajnimi